Ndryshohet orari i ndeshjeve të LPFM-së

Komesari për Gara pranë FFM-së ka ndryshuar edhe një herë orarin e ndeshjeve të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë.

Pasi të hënën u vendos të shtyhen ndeshjet Skopje-Shkëndija dhe Pelisteri-Vardari, për shkak të paraqitjes së më shumë futbollistëve nga kampionati vendor në përfaqësueset e Maqedonisë (A dhe shpresat), tani është vendosur që megjithatë të shtyhet gjithë xhiroja e 25-të.

Kështu të enjten nuk do të ketë futboll elitar dhe gjithë ndeshjet e xhiros së 25-të janë shtyrë për të dielën (1 prill), kur Shkëndija do të jetë mysafire e Skopjes në lagjen Autokomandë, Shkupi në Tetovë do të përballet me Renovën, Sileksi do të mirëpret Pobedën, teksa Rabotniçki si vendas do të luaj ndaj Akademia Pandev.

Ndërkohë ndeshjet e xhiros së 26-të që paraprakisht ishin caktuar të luhen të dielën, janë shtyrë për të shtunën e ardhshme (7 prill), kur kuqezinjtë si vendas do të luajnë me Renovën, Shkupi në Çair do të mirëpret Pelisterin, Akademia Pandevi do të luaj ndaj Vardarit, Pobeda si vendas do të luaj ndaj Skopjes, teksa Rabotniçki në arenën “Filipi i Dytë” do jetë nikoqir i Sileksit.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply