A mund të thyej Zahov rekordin e Gaçevskit!?

Shkëndija ndodhet në formë të shkëlqyeshme, ndërsa bashkë me të momente shumë të mira po kalon edhe portieri, Kostadin Zahov, njofton “infOSport.mk”. Numri një i portës së Shkëndijës tashmë 6 ndeshje me rradhë nuk ka pranuar gol,  duke vazhduar kështu sulmin ndaj rekordit që mbahet nga portieri aktual i Vardarit, Filip Gaçevski, i cili në sezonin 2016/2017 si pjesë e Bregallnicës nuk kishte pranuar gol për plotë 797 minuta.

Zahov tashmë në 6 ndeshje me rradhë po ruan portën e tij të paprekur, duke mos pranuar gol në plotë 551 minuta, përfshirë këtu edhe ato 11 minuta të fundit nga ndeshja e parë ë stinorit pranveror kundër Vardarit në Tetovë, kur për herë të fundit e kishte mposhtur Boban Grnçarov.

Kapiteni i Vardarit në atë ndeshje kishte shënuar gol në minutën e 79-të, teksa 7 minuta më pas Besart Ibraimi kishte barazuar shifrat në 1:1.

Për të thyer rekordin e Gaçevskit, portierit të Shkëndijës, Kostadin Zahov i nevojiten edhe 247 minuta për të ruajtur portën e tij të paprekur, apo tre ndeshje, me ndeshjen e tretë që do duhej të mos pësonte deri në minutën e 67-të. Pikërisht ndeshjen e tretë me rradhë Shkëndija do ta zhvillojë kundër Vardarit, skuadër kjo që mund të mburret si skuadra e fundit që i ka shënuar Shkëndijës në ndeshjet kampionale. Dy ndeshjet tjera që Zahov do të mundohet të mbajë rrjetën e tij të paprekur, janë ato kundër Renovës në javën e 26-të dhe kundër Pelisterit në transfertë në kuadër të javës së 27-të, shkruan “infOSport.mk”.

Ndryshe pas Gaçevskit që më së shumti kishte mbajtur rrjetën e tij të paprekur, renditet Tome Paçovski, i cili në sezonin 2007/2008 kishte ruajtur portën e Rabotniçkit për plotë 791 minuta, ndërsa në pozitën e tretë në listën e përjetshme të portierëve me rrjeta të paprekura në LPFM, ndodhet Lazo Liposki, i cili si pjesë e Sloga Jugomagnatit, tashmë FC Shkupit, në vitin 1997 kishte ruajtur portën e tij të paprekur për plotë 740 minuta.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply