Napolitanët tallen me Juventusin! Ju përkujtojnë disfatën e turpshme nga Reali

Napoli – Juventus përveç rivalitetit që kanë këtë edicion për titullin e kampionit në “Serie A”, një rivalitet edhe më i madh mes këtyre dy skuadrave daton që nga koha kur Diego Armando Maradona luante në Itali dhe ishte një lider i padiskutueshëm i “napolitanëve”, të cilët në atë kohë i’a kishin arritur qëllimit që të ndalin dominimin e skuadrave të mëdha si Juventus, Milan dhe Inter, duke rrëmbyer dy tituj kampion.

Tifozët e Napolit çdoherë kanë qenë në marrdhënie të këqija me tifozët e Italisë veriore, ndërsa fakt që urrejtja mes tifozërive nuk do të zhduket asnjëherë është edhe një autobus në qytetin e Napolit, i cili në vend që të tregoj emrat e stacioneve, në pjesën e përparme qëndronte rezultati Juventus – Real Madrid 0:3, kur të martën “madrilenët” kishin turpëruar kampionët në fuqi të Italisë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian.

Leave a Reply