Raikonen fiton provat  e lira në Bahrein

Finlandezi Kimi Raikkonen ka vendosur kohën më të mirë në provat e lira të zhvilluara për Çmimin e Madh të Bahreit, ndërsa menjëherë pas tij është renditur piloti tjetër i Ferrarit, gjermani Sebastian Fetel.

Vetëm vendi i 4-t për kampionin në fuqi, Leëis Hamilton, që shikon para vetes pilotin tjetër të Mercedesit, Valteri Bottasin. Provat zyrtare do të zhvillohen nesër pasdite, ndërsa gara e Bahreinit do të mbahet të dielën, me Hamilton që do të kërkojë triumfin e parë sezonal dhe Vettelin që do të synojë konfirmimin si pretendent kryesor.

Gara hapëse në Melbourne shkoi për gjermanin e Ferrarit, që la pas Hamiltonin dhe shokun e skuadrës, Kimi Raikkonenin.

Leave a Reply