Sadiku: Ndaj Shkëndijës, presim lojë fer dhe korrekte

Shkëndija dhe Renova nesër do të jenë në qendër të vëmendjes në kuadër të xhiros së 26-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Nga radhët e taborit të Renovës, shprehen se pretendojnë pikë që do t’i mbante afër mbijetesës.

“Mendojë që do të jetë ndeshje interesante edhe pse gjatë kohë ky derbi është zhvilluar në një atmosferë të mirë dhe fer, ndërsa besojmë që edhe nesër të jetë e njejta atmosferë. Ne si klub jemi të përgatitur në këtë aspekt, besoj se do të nxjerrim rezultat pozitiv, pasi që edhe pas 3 ditëve kemi ndeshjen e kthimit në Kupë, ku edhe aty shpresojmë në një rezultat pozitiv”, shprehet futbollisti i Renovës, Burim Sadiku.

Ndeshja Shkëndija-Renova do të luhet nesër në stadiumin e qytetit në Tetovë, duke nisur nga ora 16:00.

Leave a Reply