Kroacia dhe Anglia e mbyllin me barazim, vazhdimet apo penaltitë do të japin finalistin e dytë?

Ndeshja e dytë gjysmëfinale midis Kroacisë dhe Anglisë është mbyllur me barazim 1:1, ashtu që ndeshja që në këto momente po zhvillohet në stadiumin “Luzhniki”, do të ju drejtohet vazhdimeve, njofton “infOSport.mk”.

Ndryshe fillimi i ndeshjes nuk paralajmëroi ndoshta një rezultat të tillë, pasi Anglia që në minutën e 5-të arriti që të avansojë ndaj kroatëve.

Luka Modriç ndërhyri në mënyrë të palejuar para zonës së 16-të metërshit, me ç’rast arbitri tregoi goditje dënimi nga një distancë prej rreth 25 metrash, ndërsa ekzekutuesi Tripier ishte perfekt, duke shënuar një super gol dhe duke i dhënë avantazhin kombëtares së tij.

Edhe pse deri në mbyllje të 45 minutave të para nuk munguan rastet, rezultati mbeti i pandryshuar dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsinë minimale të Anglisë, skuadër kjo e cila u dorëzua në minutën e 68-të, kur Ivan Perishiç shënoi golin e barazimit.

Futbollisti i Interit, mjaft mirë reagoi në zonën kundërshtare dhe me kokë shënoi për 1:1, pas harkimit të Sime Vrshaljkos nga e djathta. Po i njëjti futbollist, Ivan Perishiç, vetëm pak minuta më pas ishte i pafat, kur me të  majtën e tij goditi shtyllën, ndërsa në vazhdim të aksionit, Ante Rebiç nuk u gjind më së miri para portierit anglez.

Mbetet të shihet nëse shtesat do të japin finalistin e dytë, apo ndoshta edhe penaltitë. Një është e sigurtë, sonte do të mësojmë emrin e kundërstarit të Francës, që dje siguroi një vend në finalen e madhe, pas eliminimit të Belgjikës.

Leave a Reply