Barcelona nesër prezanton një super mbrojtës

Skuadra e Barcelonës pritet që gjatë ditës së nesërme të bëjë për vete futbollistin e Seviljës, Kleman Lengle, shkruan “AS”, përcjellë “infOSport.mk”.

Mbrojtësi 23-vjeçar në “Kamp Nou” do të arrijë pas aktivizimit të klauzolës së tij, në vlerë prej 35 milion euro.

Drejtuesit e skuadrës “katalunase” dëshironin të transferonin atë që javën e kaluar, mirëpo klubi andaluzian nuk u pajtua në futet në bisedime, edhe përkundër shumës së ofruar që ishte e afërt me atë të klauzolës.

Barcelona është e vendosur për të pasur këtë futbollistë në rradhët e veta dhe do të aktivizojë klauzolën, e cila do i mundëosnte mbrojtësit francez për të arritur në Katalunjë që nesër. Për momentin mbrojtësi i ri ndodhet në Benidorm bashkë me skuadrën e Seviljës.

Lengle me Barcelonën pritet të nënshkruajë deri në vitin 2023.

 

Leave a Reply