Shkëndija me shumë mungesa ndaj Renovës!

Formacioni i Shkëndijës të shtunën kundër Renovës do të pësojë ndryshime të detyrueshme, pasi stafi teknik me në krye trajnerin, Qatip Osmani përballet me mungesa të rëndësishme.

Kapiteni Hasani bashkë me mesfushorin e talentar Arbin Zejnullai, mungon tanimë një kohë më të gjatë, shkaku i lëndimeve. Edhe përkundër faktit se që të dy kanë filluar të stërviten, ata nuk do të jenë në disponueshëm për lojë. Ndërkohë, shkaku i skualifikimit jashta kombinimit për ndeshjen derbi ndaj Renovës mbeten edhe tre titullarët Besart Ibraimi, Armend Alimi dhe Mevlan Adili.

Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e javës së kaluar kundër Skopjes, ndërsa në të njejtin takim nga pesë kartona të verdhë kompletuan edhe Ibraimi dhe Alimi, që automatikisht nënkupton pezullim për një ndeshje.

Për këtë arsye stafi teknik i Shkëndijës ka punuar brenda javës për të komponuar ekipin që do të nisë sfidën me Renovën, ku pa marrë parasysh mungesat, objektiv mbetet fitorja.

Ndeshja Shkëndija – Renova në program është gjatë ditës së nesërme me fillim në ora 16:00, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri Aleksandar Stavrev.

Leave a Reply