Futbolli sërish në zi, ndërron jetë 18-vjeçari francez i Le Avr!

Dita e sotme solli edhe një tragjedi të rëndë në futbollin botëror, pasi nga Franca erdhi lajmi për vdekjen e reprezentuesit të ri francez, Samba Diop.

Futbollisti 18-vjeçar i Le Avr është gjetur i vdekur në dhomën e tij, ndërsa për lajmin tragjik kanë njoftuar prindërit e tij.

Vetëm dy javë më parë po nga Liga e Dytë e Francës, kishte ndërruar jetë edhe futbollisti i Tur, Tomas Rodrigez, në futbollin kroat me 24 mars nga jeta ishte ndarë Bruno Boban, futbollisti i skuadrës kroate të Marsonia (3HNL), teksa në futbollin italian në ditën e ndeshjes në dhomën e tij të hotelit kishte ndërruar jetë edhe kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori.

Leave a Reply