Tetova “kuq e zi”, apo “bardhekaltër”? Ja si flet tradita

Sot në Tetovë do të zhvillohet derbi shqiptarë midis Shkëndijës dhe Renovës, njofton “infOSport.mk”. Shkëndija përveç që është favorit, mbështetet edhe te tradita pozitive në duelet me rivalin lokal, ku 10-të ndeshje kampionale me rradhë nuk dinë për disfatë. Për herë të fundit që Renova i është gëzuar fitores ndaj Shkëndijës kishte ndodhur me 8 prill të vitit 2015-të, kur në rolin e mysafirit kishte shënuar fitore me rezultatin minimal 0:1.

Në 10 ndeshje Shkëndija ka shënuar 6 fitore, teksa 4 ndeshje ishin mbyllur me barazime.

Në dy takimet paraprake të këtij sezoni Shkëndija fitonte 2:0 dhe 6:1, ndërsa barazuan 1:1 në takimin e parë të gjysmëfinales së Kupës të zhvilluar më 14 mars.

Përballja Shkëndija-Renova luhet të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në ora 16:00.

Leave a Reply