Super Juve dhe Matuidi bënë që Bernabeu të vuaj (VIDEO)

Një super ndeshje është duke zhvilluar Juventusi sonte në “Santiago Bernabeu”, pasi vetëm pas një ore lojë po arrinë të neutralizojë epërsinë e Realit nga ndeshja e parë në Torino, kur “madrilenët” kishin shënuar fitore 0:3, njofton “infOSport.mk”.

Po këtë rezultat Juventusi po e arrin vetëm pas 61 minutave lojë, me Matuidin që shënoi golin e tretë në rrjetën e Navas, i cili dorën në zemër bëri një gabim trashanik duke i mundësuar francezit që të shënojë dhe të sjellë simetri në rezultat.

Blaise Matuidi goal 0-3 Real Madrid vs Juventus by footbie.com

Nëse deri në fund mbetet ky rezultat, atëherë të pranishmit në “Santiago Bernabeu” por edhe neve përmes ekraneve televizive do të kemi mundësinë të shohim vazhdime dy herë nga 15 minuta, ndërsa nëse Juve do arrinte të shënonte një gol, atëherë Reali për tu kualifikuar në gjysmëfinale do të duhet të shënojë dy gola të tjerë në rrjetën e Bufon.

Leave a Reply