Juve shënon sërish, dhe sërish është Manxhukiq (VIDEO)

Juventusi në minutën e 37-të ka shënuar edhe golin e dytë në përballjen ndaj Realit të Madridit dhe sërish me autorë të njëjtë, Mario Manxhukiq, njofton “infOSport.mk”. Zzëvendësimi i bërë nga ana e trajnerit Allegri dha frytin e duhur pikërisht në këtë moment kur zëvendësuesi Lihshtajner për mrrekulli harkoi nga e djathta në shtyllën e dytë, aty ku më së miri u gjend kroati Manxhukiq dhe për herë të dytë me kokë mposhti portierin Navas.

Ky gol ka shtuar edhe më shumë gjasat që Juventusi të bëjë senzacionin e rradhës në Ligën e Kampionëve, pas atij të mbrëmshëm që bënë futbollistët e Romës, kur eliminuan Barcelonën falë fitores së pastërt 3:0 në “Olimpiko”.

Rikujtojmë Barcelona njëjtë sikurse Reali kishte 3 gola epërsi, mirëpo në fund duheshe të pajtohet me eliminimin nga Liga e Kampionëve. A do të ndodh një gjë e tillë edhe sonte me Realin e Madridit, mbetet të shihet në minutat në vijim, duke pasur parasysh se tanimë jemi kah fundi i 45 minutave të para.

Leave a Reply