Kalanoski mendon për fitoren e Struga Trim Lum

Struga Trim Lum ka regjistruar një fitore me shumë vlera në kuadër të javës së 20-të në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonsë, Perëndim, pasi në transfertë me rezultatin minimal 0:1 mundi Novacin, njofton “infOSport.mk”.

Hero i skuadrës strugane në këtë ndeshje doli të jetë Antonio Kalanoski, i cili golin e vlefshëm tre pikë për Struga Trim Lum  e realizoi në minutën e 77-të.

Struga Trim Lum ishte dukshm kundërshtarë më i mirë, ndërsa atë e dëshmoi edhe në fushën e blertë. Falë kësaj fitore Struga Truim Lum numëron 36 pikë dhe aktualisht mban pozitën e katërt me dy pikë më pak se lideri aktual Makedonija Gjorçe Petrovi, teksa Novaci mbetet në pozitën e fundit me vetëm 7 pikë të tubuara.

Leave a Reply