Ibraimi rikthehet fuqishëm, 2 gola dhe 3 asiste ndaj rivalit të madh, Vardarit! (VIDEO)

Besart Ibraimi kishte 7 xhiro që nuk shënonte, mirëpo i njëjti shpërtheu mu në momentin e duhur dhe ndaj kundërshtarit të duhur. Bomberi kërçovarë të dielën kundër rivalit të përbetuar Vardarit, realizoi 2 gola, ndërsa asistoi edhe në 3 të tjerë në fitoren e madhe të Shkëndijës 6:1, njofton “infOSport.mk”.

Ibraimi shënoi nga një gol në secilën pjesë, duke i dhënë fund agjërimit prej 658 minutave pa gol të shënuar në ndeshjet e Ligës së Parë.

Ibraimi për herë të fundit në një ndeshje kampionale kishte shënuar me 9 dhjetor të vitit të kaluar kundër Bellasicës.

Në atë ndeshje BI7 kishte realizuar golin e dytë në minutën e 60-të, ndërsa që nga ajo ndeshje (duke llogaritur minutat që ka kaluar në fushë) kishin kaluar plotë 658 minuta deri në shënimin e golit kundër Vadarit në minutën e 34-të, kur doli të jetë i saktë nga pika e bardhë.

Ishte ky goli i 15-të sezonal për Ibraimin, i cili vetëm pas 4 minutave lojë në pjesën e dytë realizoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Shkëndijën, duke e ndihmuar këtë skuadër për të arritur një ndër fitoret më të mëdha ndaj Vardarit (6:1), pasi deri në fund të takimit, përveç dy golave të shënuar, regjistroi edhe 3 asistime.

Me këto dy gola Besart Ibraimi barazohet me ish sulmuesin e FC Shkupit, Dembo Darboe, që të dy nga 16 gola të shënuar. (infOSport.mk)

Leave a Reply