“Dua të qëndroj te Barcelona se e dua me zemër!

Barcelona është një ndër klubet më të mira europiane, pjesë e së cilës skuadër dëshirojnë të jenë shumica prej futbollistëve. Një ndër ata është edhe Zhordi Alba, i cili prej vitesh një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë.

Ai pjesë e Barcelonës është që nga viti 2012-të, ndërsa sot (21 mars) feston 32-vjetorin e lindjes.

Zhordi Alba me Barcelonan ka një kontratë deri në verën e vitit 2024.

Fundin e karrierës e sheh larg, por Zhordi Alba ndihet shumë mirë dhe shpreson ta mbyllë karrierën në “Kamp Nou”, dëshirë që e shpreh në prononcimin e dhënë për “katalunasen”, Sport.es.

“E shoh shumë larg fundin e karrierës. Ndihem shumë mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Uroj që të jem në një klub që më do në momentin që do të var këpucët në gozhdë. Kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës këtu dhe Barcelona është klubi që kam për zemër“.

Leave a Reply