Alimi nuk shënon dhe nuk shënon, por kur shënon “bombardon” (VIDEO)

Armend Alimi tashmë 4 edicione me rradhë është ndër futbollistët më të spikatur dhe më standard në rradhët e Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.

Mesfushori kumanovar regjistroi një super start të këtij sezoni, kur në 5 ndeshjet e para realizoi 4 gola. Ai shënoi në ndeshjen e parë të sezonit, edhe atë në derbin kundër Vardarit  kur ndihmoi skuadrën e tij për të shënuar fitore 2:0 në ndeshjen e 12 gushtit të vitit të kaluar, ndërsa gjithashtu arriti që të shënojë edhe në ndeshjet e rradhës kundër FC Shkupit në Çair (0:3 fitore e Shkëndijës), kundër Akademia Pandev në Tetovë (2:1) si dhe kundër Rabotniçkit në atë fitore të madhe (2:6) të 17 shtatorit  në stadiumin në Gjorçe Petrov.

Pikërisht goli ndaj “romantikëve” ishte i fundit për Alimin i shënuar gjatë këtij sezoni, para se të vinte ai i së dielës kundër Pelisterit, kur shënoi një super gol nga mbi 25 metrash. Ishte vërtetë ky një super gol i shënuar në stilin e tij, duke pasur parasysh se edhe 4 golat tjerë të këtij edicioni, Alimi i kishte shënuar në mënyrë perfekte.

Goli i Armend Alimit ndaj Pelisterit (15.04.2018)

SUPER GOLI I ALIMIT

SUPER GOLI I ARMEND ALIMIT, I CILI BËRI QË EDHE PUBLIKU U MANASTIRIT TA DUARTROKET MESFUSHORIN KUMANOVAR PËR KËTË PREDHËPELISTERI – SHKËNDIJA 0:5(A. Alimi 61')

Публикувахте от infosport.mk в 15 април 2018 г.

Goli i Armend Alimit ndaj Vardarit (12.08.2017)

Goli i Armend Alimit ndaj FC Shkupi (21.08.2017)

Goli i Armend Alimit ndaj Akademia Pandev (27.08.2017)

Goli i Armend Alimit ndaj Rabotniçkit (17.09.2017)

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLRABOTNIÇKI – SHKËNDIJA 2:4 (A. Alimi 56')

Публикувахте от infosport.mk в 17 септември 2017 г.

Leave a Reply