Kapiteni Tairi vendos derbin strugan

Kapiteni Flamur Tairi ka rezultuar deçiziv në fitoren e Struga Trim përballë Labunishtit, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo njëherit derbi ndeshja e javës së 21-të në Ligën e Dytë Futbollistike – Perëndim, që në fund dhuroi një lojë mjaft të bukur dhe një gol të shënuar në minutën e 85-të me autorë, Tairin.

Ky i fundit edhe në deklaratën e tij të djeshme për “infOSport.mk” tha se nuk ju intereson asgjë në këtë derbi përveç fitores, e cila tashmë hap rrugën drejt inkuadrimit në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Me këtë fitore Struga Trim Lum vazhdon luftën e zjarrtë për dy pozitat e para me Makedonija Gjorçe Petrovin, Vëllazërimin dhe Gostivarin, teksa me 39 pikë renditet në pozitën e katërt, mirëpo me vetëm dy pikë më pak se skuadra kryesuese e Makedonija Gjorçe Petrovit dhe një pikë më pak se Vëllazërimi dhe Gostivari që mbajnë pozitat dy dhe tre.

Leave a Reply