Flamur Tairi tregon se kujt i’a dedikon golin ndaj Labunishtit

Dje në kuadër të Ligës së Dytë – Perëndim në program ishte derbi strugan midis Struga Trim Lum dhe Labunishtit. Dy super skuadra përballë njëra tjetrës, ku në fund fitores iu gëzua skuadra vendase e Struga Trim Lum, edhe atë falë kapitenit Flamur Tairi.

Numri 10 i Struga Trim Lum në minutën e 85-të shënoi golin e vetëm dhe të fitores, ndërsa në një prononcim për “infOSport.mk”, Tairi tregoi se kujt i’a dedikoi këtë gol.

“Vërtetë isha shumë i lumtur për golin e shënuar në derbi ndeshjen ndaj Labunishtit, për më tepër që ky gol i suguroi skuadrës sonë tre pikëshin. Golin ua dedikoj pronarëve, në veçanti Lum Qira-s dhe familjes sime” – tha enkas për “infOSport.mk” kapiteni i struganëve, Flamur Tairi.

Falë fitores së djeshme Struga Trim Lum vazhdon ëndërrën për në Ligën e Parë, duke pasur parasysh se me 39 pikë renditet në pozitën e katërt, mirëpo me vetëm dy pikë ngecje nga liderët aktual të Makedonija Gjorçe Petrovit.

Leave a Reply