Ibraimi për “InfOSport”: Jo rastësisht kemi nivel, deri fund luajmë për fitore!

Shkëndija sot zhvillon transfertën me Akademia Pandevin në Strumicë, për ndeshjen e vlefshme të xhiros së 30-të në elitën e futbollit vendor. Tetovarët të dielën fituan titullin e kampionit për këtë sezon, ndërsa me formacion të ndryshëm dhe pa presion do të paraqiten ndaj Akademia Pandevit.

Bomberi “kuqezi” Besart Ibraimi në një prononcim për portalin tonë, thekson se pamarëparasysh që ekipi i tij i ka mbyllur llogaritë në kampionat, në 7 xhirot e fundit secilit që do t’i jepet mundësia të luaj do të jap maksimumin, ndërsa edhe vet ai do të kërkojë që të gjejë rrjetën, pasi është në ndjekje të rekordit për golashënuesin më të mirë në Maqedoni.

“Ne kemi realizuar objektivin tonë sezonal, duke siguruar titullin e kampionit dhe 7 xhirot e mbetura nuk është se kanë ndonjë rëndësi për ecurinë tonë.  Mirëpo, si profesionist dhe kampion duhet të dëshmojmë se jo rastësisht kemi prekur këtë nivel, pa marrë parasysh se stafi teknik ka paralajmruar dhe po bënë rotacion me formacionin. Por, kjo është sfida tjetër për ne, për të treguar secili futbollist se meriton të jetë pjesë e kësaj skuadre. Ndeshjen me Akademia Pandevin, e shikojmë me respekt dhe kush do që të gjindet në formacion është i detyruar të jap më të mirën për arritjen e objektivit që mbetet deri në fund fitorja”, u shpreh për “InfOSport.mk”, bomber i Shkëndijës, Besart Ibraimi.

Akademia Pandevi-Shkëndija luhet sot duke nisur nga ora 16:00./InfOSport.mk

Leave a Reply