20 vite nga penalltia e Ronaldos, ende luliano nuk e thotë të vërtetën!

Kanë kaluar plot 20 vjet nga ai moment, pikërisht më 26 prill 1998 dhe një prej aktorëve protagonistë vazhdon të ‘fshihet’, duke mos e thënë kurrë të vërtetën.

Mark luliano në një intervistë për Corriere della Sera mundohet që të driblojë në të gjitha mënyrat, duke mos e thënë asnjëherë mendimin e tij. “Më pyesin ngado, më kanë pyetur edhe në banjë, në autobus, kudo që shkoj. Një faull i tillë ndodh çdo ditë sot, edhe në Angli ka ndodhur, nuk e kuptoj pse merreni me një rast të tillë. Ai ishte një aksion në zhvillim dhe Juve ka vjedhur asgjë, por ka fituar gjithçka me meritë. Lërjani VAR-it ta gjykojë këtë rast”, tha Iuliano duke kërkuar të heqë vëmendjen.

“Sepse ne ishim skuadra më e mirë, që stërviteshim më shumë se të gjithë, ishim si në një regjim ushtrie. Që në orën 7 i gjeja shokët duke u stërvitur në palestër. Pastaj ishim një skuadër shumë kompakte. S’kam parë skuadër që 25 futbollistë të dilnin të gjithë bashkë nga qendra stërvitore”, thotë luliano.

Leave a Reply