Ja arsyeja pse Messi mungoi në lamtumirën e Iniestës

Andres Iniesta gjatë ditës së djeshme përmes një konference për shtyp dha njoftimin lamtumirës me Barcelonën. Befasuese ishte mungesa e dy yjeve kryesorë të Barcelonës, Lionel Messit dhe Luis Suarezit.

Familjarë, gazetarë, bashkëlojtarë, zyrtarë të skuadrës e ndjekën nën lot lamtumirën e fenomeni spanjoll, por jo edhe Messi e Suarez.

Megjithatë, mediat “katalunase” japin lajmin se Iniesta është lajmëruar më herët nga dyshja latine për mungesën, të cilët kanë patur angazhime personale.

Megjithatë, Messi e Suarez thuhet se i kanë treguar Iniestës se do t’i përgatisin një ndejë lamtumirëse me të gjithë skuadrën.

Leave a Reply