Vëllazërimi fiton dhe mban hapin me Makedonija Gj.P

Vëllazërimi i Kërçovës pa shumë probleme ka shënuar fitore 3:0 ndaj EuroMilkut në kuadër të javës së 24-të në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e trajnerit Xhengis Rexhepi ishte superiore në përballjen e sotme ndaj skuadrës shkupjane, duke mos e diskutuar në asnjë moment fitoren e 15-të këtë edicion.

Golin e parë për Vëllazërimin e realizoi Husein Demiri në minutën e 10-të, teksa gjatë pjesës së dytë në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Belul Nebiu në minutën e 81-të si dhe Albulen Imeri në minutën e 90-të.

Vëllazërimi tashmë numëron 49 pikë dhe aktualisht ndodhet në pozitën e dytë pas Makedonija Gjorçe Petrovit që ka 50 pikë, teksa EuroMilku numëron 33 pikë dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 7-të.

Leave a Reply