Kejn shënon, Totenhemi fiton dhe sërish ka 5 pikë më shumë se Çelzi (VIDEO)

Golat e Dele Ali dhe Hari Kejn i siguruan një fitore shumë të rëndësishme Totenhamit. “Spërsat” para tifozëve të tyre me rezultatin 2:0 mundën Uatfordin në ndeshjen e javës së 35-të, duke përforcuar pozitën e 4-të në renditje, pasi në dy ndeshjet paraprake kishin marrë vetëm një pikë (kishin humbur nga Siti 1:1 dhe kishin barazuar 1:1 me Brajtonin).

Skuadra e trajnerit Maurisio Poçetino me këtë fitore i është afruar në vetëm një pikë skuadrës së Liverpullit të vendit të tretë, që ka edhe një ndeshje më shumë, ndërsa në anën tjetër ka krijuar një epërsi prej 5 pikësh ndaj Çelzit që vazhdon të mbetet jashtë vendeve që sigurojnë Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply