Lajm jo i mirë për Angellovskin, ndaj Slovenisë pa Egzon Bejtullain!

Fitorja e sontme ndaj Letonisë ka lënë pasoja te përfaqësuesja e Maqedonisë, kjo pasi “verdhekuqtë” për ndeshjen e rradhës, atë të 10 tetorit kundër Slovenisë, nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e mbrojtësit Egzon Bejtullai, njofton “infOSport.mk”.

Mbrojtësi i Shkëndijës u ndëshkua me të verdhë që në minutën e 37-të, ndërsa ishte ky kartoni i tij i tretë i verdhë, pas atyre në ndeshjet me Sloveninë dhe Austrinë.

Kësisoj ai duhet të pushoj në ndeshjen kundër slovenëve në arenën “Toshe Proeski”, për shkak se ka mbushur normën e kartonëve, ndërsa në një rrezik të tillë në ndeshjen e 10 tetorit kundër Slovenisë do të jetë edhe Enis Bardhi, që gjithashtu sonte u ndëshkua me kartonë të verdhë, që është i dyti në këtë cikël eliminatorë.

Përveç kësaj dyshe sonte me kartonë të verdhë te përfaqësuesja e Maqedonisë u ndëshkua edhe Arijan Ademi, për të cilin ishte ky kartoni i parë i verdhë.

Leave a Reply