Ylber Alili është një ndër futbollistët më të mirë në futbollin vendor. Kumanovari i transferuar sezonin e kaluar te Gostivari nga rradhët e Goblenit, shumë shpejtë u shndërrua në një nga futbollistët kyç të skuadrës, të cilën po e ndihmon edhe në këtë fillim sezoni, shkruan “infOSport.mk”.
Alili shënoi një gol në fitoren e fundit 2:0 të Gostivarit ndaj Vëllazërimit të Kërçovës, ndërsa kishte shënuar edhe golin e vetëm në atë fitore minimale 0:1 në transfertën ndaj Ohrit në kuadër të xhihros së dytë.
Sa i përket takimit të fundit kundër skuadrës së Vëllazërimit, Alili ishte një rrezik permanent për portierin Mirseloski, i cili shpëtoi në disa raste portën e tij, ndërsa nuk mundi edhe në minutën e 43-të, kur mesfushori kumanovar prodhoi një predhë të vërtetë nga distanca, duke shënuar në ato momente për 2:0.
KF GOSTIVARI 2 – 0 VELLAZERIMI (MATCH HIGHLIGHTS)
KF GOSTIVARI 2 – 0 VELLAZERIMI (MATCH HIGHLIGHTS)
Публикувахте от TV GLOBI в Понеделник, 9 септември 2019 г.
Ndryshe golin e parë për Gostivarin në këtë përballje e realizoi Ilaz Çilafi në minutën e 12-të, transmeton “infOSport.mk”.
Pas kësaj fitoreje Gostivari me 6 pikë renditet në pozitën e katërt.
Në javën e katërt Gostivari sërish do të luaj si vendas, kësaj rradhe ndaj Korabit, ndeshje kjo që në program është me datë 15 shtator (e diel).