Maqedonia e Veriut sipas planit ndaj Letonisë (VIDEO)

Maqedonia e Veriut ka shënuar fitore 2:0 në transfertën ndaj Letonisë, duke arsyetuar epitetin e favoritit në këtë përballje të zhvilluar në Riga, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Angellovski çështjen e fituesit e zgjodhën që në pjesën e parë, kur shënuan që të dy golat, edhe atë në një interval kohor prej vetëm 3 minutash.

Ishte kapiteni Goran Pandev, ai i cili shënoi golin e parë për “verdhekuqtë” në këtë përballje në minutën e 14-të, kur pranoi një asist të mrrekullueshëm nga ana e Elif Elmaz, teksa vetëm 3 minuta më vonë Enis Bardhi me një predhë nga vija e jashtë zonës shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e vendasve.

Pjesa e parë dhuroi edhe disa raste mjaft të mira për “verdhekuqtë”, ku vlen të përmendet ajo e minutës së 43-të, kur Pandev edhe pse i vetëm para portierit Vanins nuk arriti që të shënojë edhe golin e dytë personal.

Një gjë të tillë nuk bëri edhe në pjesën e dytë, e cila u tregua më e varfër kur ishin rastet para portës së Letonisë, futbollistët e së cilës kombëtare tentonin që të vijnë deri te goli i parë me goditje nga distanca, mirëpo që në fund nuk dhanë rezultatin e duhur.

Ishte kjo fitorja e dytë për Maqedoninë e Veriut në kuadër të grupit “G” eliminatorë, me ç’rast tashmë ndodhen në pozitën e katërt me 8 pikë, dy më pak se Austria e vendit të tretë, ndërkohë Letonia mbetet në pozitën e fundit me 0 pikë dhe një gol averazh prej vetëm 1 goli të shnëuar dhe plotë 21 të pranuar.

Leave a Reply