Sileksi mbrohej, Shkupi pa ide për të shënuar golin e fitores (VIDEO)

Sileksi kishte ardhur në Çair për tu mbrojtur dhe për të dalë i pamposhtur, ndërsa në fund i’a arriti qëllimit duke u larguar me një pikë të fituar, njofton “infOSport.mk”. Të përzgjedhurit e trajnerit Zekirja Ramadani ishin dukshëm dominues në këtë ndeshje, mirëpo loja jo korrekte nga ana e futbollistëve të Sileksit, të cilët më shumë qëndronin shtrirë në fushë, se sa në këmbë, sidomos në pjesën e dytë bëri që vendasit të mos arrijnë fitoren e shumë kërkuar në këtë ndeshje.

Ndryshe ndeshja nisi shumë mirë për “bardhekaltërit” nga Çairi, të cilët në minutën e 10-të panë veten në avantazh. Muharem Bajrami me një diagonale të gjatë gjeti në thellësi para zonës kundërshtare Imerin, i cili duke shfrytëzuar shpejtësinë e tij, me një goditje precize me të djathtën e tij kaloi në epërsi Shkupin.

SUPER AKSION DHE SUPER GOL I OMAR IMERIT NDAJ SILEKSIT

SUPER AKSION DHE SUPER GOL I OMAR IMERIT NDAJ SILEKSIT FC SHKUPI – SILEKSI 1:0(O. Imeri 10')

Публикувахте от infosport.mk в 2 май 2018 г.

Megjithatë kjo epërsi e skuadrës vendase nuk zgjati shumë, pasi vetëm 7 minuta më pas mysafirët nga Kratova arritën që të barazojnë shifrat.

SILEKSI NE AKSIONIN E TYRE TE PARE BARAZON REZULTATIN NDAJ FC SHKUPIT

SILEKSI NE AKSIONIN E TYRE TE PARE BARAZON REZULTATIN NDAJ FC SHKUPITFC SHKUPI – SILEKSI 1:1(K. Filipovski 18')

Публикувахте от infosport.mk в 2 май 2018 г.

Filip Gligorov nga e djathta mjaft mirë harkoi brenda zonës së vendasve, ku më së miri u gjind Kristijan Filipovski dhe me kokë shënoi për rezultat 1:1.

Edhe pse deri në fund të takimit skuadrat zhvilluan edhe plotë 60 minuta, përfshirë këtu edhe minutat e akorduara shtesë nga ana e arbitrit Aleksandar Stavrev, rrjetat pushuan, ashtu që në fund skuadrat duheshe të pajtohen me nga një pikë. Sileksi pas këtij barazimi vazhdon të mbajë pozitën e tretë me 46 pikë, tashmë 4 më shumë se Rabotniçki i vendit të katërt që sot u mund në transfertën në Tetovë nga Shkëndija, teksa FC Shkupi zbret një pozitë më poshtë dhe tashmë me 38 pikë renditet në vendin e 7-të.

Leave a Reply