Shkëndija tregon fytyrën e kampionit ndaj Rabotniçkit (VIDEO)

Shkëndija shumë shpejt ka harruar disfatën e fundjavës nga Pobeda në Strumicë, duke u rikthyer te fitorja, të cilën e arriti me shumë stil sot në përballjen derbi të javës së 32-të kundër Rabotniçkit, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra “kuqezi” nga Tetova shënoi fitore të pastërt 3:0, ndërsa fitoren e tyre e paralajmëroi braziliani Zhunior me golin e realizuar në minutën e 22-të. Enis Fazlagiç bëri një super asist në ato momente për nr.18 të Shkëndijës, i cili me një parabolë shënoi golin e parë në rrjetën e Bozhinovskit.

ZHUNIOR MENDON PER EPERSINE E SHKENDIJES NDAJ RABOTNIÇKIT

ZHUNIOR MENDON PER EPERSINE E SHKENDIJES NDAJ RABOTNIÇKITSHKËNDIJA – RABOTNIÇKI 1:0(S. Zhunior 22')

Публикувахте от infosport.mk в 2 май 2018 г.

Ky gol rezultoi të jetë edhe i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para, edhe përkundër rasteve të shumta të “kuqezinjëve”, te e cila skuadër sot mungoi golashënuesi kryesor, Besart Ibraimi.

Në mungesë të tij golat për Shkëndijën në pjesën e dytë i realizuan dy mesfushorët, Bllagoja Todorovski dhe Armend Alimi.

SHKENDIJA DYFISHON EPERSINE NDAJ RABOTNIÇKIT

SHKENDIJA DYFISHON EPERSINE NDAJ RABOTNIÇKITSHKENDIJA – RABOTNIÇKI 2:0(B. Todorovski 55')

Публикувахте от infosport.mk в 2 май 2018 г.

Golin për 2:0 Todorovski e realizoi në minutën  e 55-të, kur reagoi mjaft mirë në zonën kundërshtare dhe me kokë edhe për herë të dytë mposhti portierin Bozhinovski, teksa Enis Fazllagiç edhe me një tjetër super asist, në minutën e 84-të i mundësoi Alimit që të dalë i vetmuar para portierit mysafir, për ta mposhtur atë edhe për herë të tretë.

SHKËNDIJA TURPËRON RABOTNIÇKIN, SHËNON EDHE ALIMI

SHKËNDIJA TURPËRON RABOTNIÇKIN, SHËNON EDHE ALIMISHKËNDIJA – RABOTNIÇKI 3:0(A. Alimi 84')

Публикувахте от infosport.mk в 2 май 2018 г.

Vlen të theksohet se Rabotniçki në këtë ndeshje nga minuta e 66-të luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit të Nehar Sadikit me të kuq, kur si futbollist i fundit në mbrojtje në mënyrë të palejuar ndali kapitenin, Ferhan Hasani.

Ishte kjo fitorja e katërt nga po aq ndeshje kampionale për Shkëndijën në përballjet ndaj Rabotniçkit, ndaj së cilës skuadër ka një gol averazh prej 13:3. Gjithsej Shkëndija në 32 xhiro ka shënuar 88 gola, ashtu që në 4 xhirot e fundit skuadrës së trajnerit Qatip Osmani i nevojiten edhe 12 të tjerë, apo nga 3 gola në secilën ndeshje, për të arritur shifrën e 100 golave brenda një sezoni, që do ishte një rekord aboslut, prej kur se në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, aprovohet sistemi në katër faza, i përbërë prej vetëm 10 ekipeve.

Shkëndija me 79 pikë mban bindshëm pozitën e parë në renditje, duke lënë pas Vardarin me 52 pikë, teksa Rabotniçki me 42 pikë mban pozitën e katërt në tabelë.

Leave a Reply