Ndeshje me shumë kthesa në Manastir, Renova në fund pësoi nga Pelisteri (VIDEO)

Një ndeshje me shumë kthesa dhe plotë 5 gola të shënuar kanë zhvilluar sot Pelisteri dhe Renova në Manastir , ku në fund fitores iu gëzua skuadra vendase me rezultatin 3:2, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra tetovare avansoi e para në këtë ndeshje me golin e shënuar nga Mexhit Neziri, i cili mjaft mirë u shërbye në zonën kundërshtare nga ana e Florian Kadriut dhe në minutën e 14-të i siguroi avantazhin skuadrës së Renovës.

RENOVA AVANSON NDAJ PELISTERIT NE MANASTIR

RENOVA AVANSON NDAJ PELISTERIT NE MANASTIRPELISTERI – RENOVA 0:1(M. Neziri 15')

Публикувахте от infosport.mk в 2 май 2018 г.

Vendasit u kundërpërgjigjën në minutën e 36-të, kur pas një aksioni nga e djathta Konjarski harkoi në zonën e mysafirëve nga Tetova, aty ku më së miri reagoi futbollisti i ri, Bojan Ilievski dhe me kokë barazoi shifrat në 1:1. Ishte kjo ndeshja e parë për të riun Ilievski me ekipin e parë të Pelisterit, me ç’rast në maksimum e shfrytëzoi rastin e dhënë nga ana e trajnerit Nexhad Husein.

PELISTERI BARAZON NDAJ RENOVES

PELISTERI BARAZON NDAJ RENOVESPELISTERI – RENOVA 1:1(B. Ilievski 36')

Публикувахте от infosport.mk в 2 май 2018 г.

Në pjesën e dytë të parët që shënuan ishin vendasit, kur veterani Borçe Manevski në minutën e 54-të shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Kobetiç, pas pasimit të Trajkovskit nga ana e djathtë.

PELISTERI BËNË KTHESË TOTALE TË REZULTATIT NDAJ RENOVËS

PELISTERI BËNË KTHESË TOTALE TË REZULTATIT NDAJ RENOVËSPELISTERI – RENOVA 2:1(B. Manevski 54')

Публикувахте от infosport.mk в 2 май 2018 г.

Mirëpo futbollistët e Renovës, nuk u dorëzuan dhe vazhduan lojën e tyre sulmuese, e cila dha rezultat në minutën e 73-të, kur  Lavdrim Skenderi shfrytëzoi devijimin e portierit Atanasovski dhe me të djathtën e tij barazoi shifrat në 2:2.

RENOVA BARAZON NDAJ PELISTERIT NE MANASTIR

RENOVA BARAZON NDAJ PELISTERIT NE MANASTIRPELISTERI – RENOVA 2:2(L. Skenderi 73')

Публикувахте от infosport.mk в 2 май 2018 г.

Golin e fitores Pelisteri e gjeti në minutën e 86-të pas një kundërzbritjeje të shpejtë, kur Dimçe Ristevski nga afërsia edhe për herë të tretë mposhti poerierin Kobetiç në këtë ndeshje, madje ky i fundit u dëmtua në këtë rast, me ç’rast duheshe që të braktis fushën, edhe atë me automjetin e ndihmës së shpejtë.

PELISTERI AVANSON SËRISH NDAJ RENOVËS

PELISTERI AVANSON SËRISH NDAJ RENOVËSPELISTERI – RENOVA 3:2(D. Ristevski 86')

Публикувахте от infosport.mk в 2 май 2018 г.

Në fund fitore e madhe kjo për Pelisterin që vazhdon të shpresoj ende tek mbijetesa. Skuadra nga Manastiri pas kësaj fitore numëron 31 pikë, po aq sa ka edhe Skopje, dy skuadrat e fundit këto në renditje, që shpresojnë të paktën ndeshjeve në vazhdim të bëjnë atë hapin përfundimtarë, duke u ngjitur në pozitën e 8-të dhe duke shpresuar se përmes ndeshjes së balotazhit do të sigurojnë mbijetesën në mesin e më të mirëve.

Foto: gol.mk

Leave a Reply