Shkëndija dhe Rabotniçki në finalen e Kupës për të rinj

Shkëndija dhe Rabotniçki sot zhvilluan ndeshjen e tyre në kuadër të javës së 32-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, teksa ekipet e të rinjëve të skuadrave në fjalë do të diskutojnë mes vete trofeun e Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija e Tetovës edhe në ndeshjen kthyese të ½ së finales mundi Borecin nga Velesi, kësaj rradhe me rezultatin 5:3, ashtu që me rezultatin e përgjithshëm 7:4 (2:1 kishte fituar ndeshjen e parë në Veles), me plotë meritë kualifikohet për në finalen e madhe, ku do të përballet me skuadrën shkupjane të Rabotniçkit.

Këta të fundit bënë mrrekullinë duke shënuar fitore 4:0 në takimin e sotshëm, ku një ndër golat për “romantikët” shënoi edhe futbollisti i talentuar shqiptarë, Lavdrim Fazliu.

Rabotniçki në ndeshjen e parë në transfertë kishte pësuar disfatë me rezultatin 4:1, mirëpo ato sot treguan forcën e tyre të vërtetë, duke përmbysur rezultatin dhe me reuzltatin e përgjithshëm 5:4 duke u konfirmuar si finalistë të edicionit 2017/2018.

Leave a Reply