Vardari mundet edhe nga fenerxhiu, Skopje! (VIDEO)

Vardari vazhdon të zhgënjej tifozët e vetë, pasi sot në arenën “Filipi i Dytë” u mund edhe nga fenerxhiu, Skopje, skuadër kjo që nuk po dorëzohet në garën për mbijetesë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga lagjja e Hekuranës, që udhëhiqet nga ish kapiteni i Vardarit, Lupço Markovski – Kallc, shënoi fitore minimale 0:1, ndërsa mënyra e shënimit të golit lë për të dëshiruar për një skuadër që sezonin paraprak prezantoi Maqedoninë në ndeshjet e Liga Europa.

SKOPJE E MBYLL ME AVANTAZH PJESEN E PARE NDAJ VARDARIT

SKOPJE E MBYLL ME AVANTAZH PJESEN E PARE NDAJ VARDARIT VARDARI – SKOPJE 0:1(Kofi 44')

Публикувахте от infosport.mk в 2 май 2018 г.

Dy futbollistët e huaj në rradhët e Skopjes, Bopesu dhe Kofi thjesht turpëruan mbrojtjen e Vardarit me në krye kapitenin Boban Grnçarov në minutën e 44-të, kur edhe u shënua goli i vetëm i këtij takimi.

Skopje me këtë fitore tashmë numëron 31 pikë, po aq sa Pelisteri, dhe që të dyja skuadrat mbajnë pozitën e fundit në renditje, teksa Vardari vazhdon të qëndrojë në pozitën e dytë me 52 pikë, plotë 27 pikë larg kampionit të ri të vendit, Shkëndijës.

Foto: fkvardar

Leave a Reply