Ja kush kryeson listën e golashënuesve në LPFM

Lista e golashënuesve në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë edhe pas 33 javëve po kryesohet bindshëm nga dyshja e Shkëndijës, Besart Ibraimi – Ferhan Hasani, njofton “infOSport.mk”. Ky i fundit në ndeshjen e së dielës ndaj Sileksit në Kratovë  shënoi një gol në fitoren 1:3 të skuadrës tetovare, duke iu afrua në vetëm një gol bashkëlojtarit të tij, Besart Ibraimi.

Sulmuesi kërçovarë pavarësisht faktit se mungoi në dy ndeshjet e fundit të Shkëndijës, vazhdon të kryesojë listën me 21 gola të shënuar, teksa kapiteni i “kuqezinjëve”, Ferhan Hasani ka vetëm një gol më pak.

Pas kësaj dyshe pason Zoran Baldovaliev i Akademia Pandev me 14 gola të shënuar, për të pasur dyshja e Rabotniçkit, Kire Markoski – Çinedu Çarls me 11, respektivisht 10 gola të shënuar, po aq sa ka edhe sulmuesi i FC Shkupit, Alen Jasharovski.

Lista e Golashënuesve  
# Emri i futbollistit Skuadra ku luan Gola
1. Ibraimi B. Shkëndija 21
2. Hasani F. Shkëndija 20
3. Baldovaliev Z. Akademija Pandev 14
4. Markoski K. Rabotniçki 11
5. Geoffrey Chinedu C. Rabotniçki 10
5. Jasharoski A. Shkupi 10
7. Junior S. Shkëndija 9
8. Gesoski B. Pobeda 8
8. Radeski M. Shkëndija 8
10. Barseghyan T. Vardari 7
10. Blazevski D. Vardari 7
10. Emini I. Shkëndija 7
10. Felipe J. Vardari 7
10. Ilijoski B. Shkupi 7
10. Manevski B. Pelisteri 7
10. Nafiu V. Renova 7
10. Najdovski F. Pobeda 7
10. Stojkoski K. Shkupi 7
19. Alimi A. Shkëndija 6
19. Danoski Z. Pobeda 6
19. Maksimov M. Vardar 6

Leave a Reply