Partizani vështirë të mbaj Asanin! E kërkojnë shumë skuadra

Futbollisti shkupjan, Jasir Asani, vetëm pas një sezoni jo të plotë me fanellën e Partizanit ka tërhequr vëmendjen e shumë skautëve ndërkombëtarë. Aasani po

kërkohet nga skuadra të ndryshme europiane, kryesisht të vendeve lindore.

“Të kuqtë” nga kryeqendra shqiptare mund ta humbasin në verë, por do të fitojnë jo pak financiarisht. Ata do t’i vlerësojnë me shumë kujdes ofertat për talentin shkupjan, i cili në 24 ndeshje të këtij sezoni me fanellën e Partizanit ka realizuar dy gola.

Sulmuesi anësor i Partizanit ka treguar vlera të padiskutueshme në sezonin e tij të parë në Superiore dhe ka tërhequr vëmendjen e menaxherëve të ndryshëm. Ai është një titullar fiks në formacionin e skuadrës nga Tirana, dhe një nga lojtarët më shpërthyes në çdo ndeshje.

E ardhmja e Jasir Asanit duket larg Superiores dhe në vazhdim do të mësohen më shumë detaje në lidhje me ekipin dhe kampionatin, ku ai do ta vazhdojë karrierën.

Leave a Reply