Liverpulli gati për të harxhuar 70 mln euro për Fekir

Liverpulli ka bërë gati 70 milionë euro për yllin e Lyonit, Nabil Fekir.

Mediat britanike të hënën shkruajnë se “Të Kuqte” e Anglisë janë favorit për ta blerë Fekir, i cili duket se ka vendosur që në fund të këtij sezoni, të largohet nga skuadra franceze.

Arsenal, Barcelona, Mançester Junajted dhe Liverpull janë klubet që janë të interesuara për futbollistin kryesor tek Lyoni.

Trajneri i skuadrës nga “Enfilld”, Jurgen Klopp mësohet se është i vendosur për ta blerë Fekir-in, për të cilin tekniku gjerman tashmë ka përgatitur ofertën  në vlerë prej 70 milionë euro.

Madje, thuhet se edhe vet lojtari preferon kalimin në një klub më të madh se skuadra franceze.

Rikujtojmë Liverpulli këtë edicion do të luaj në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve Europian, kur me 26 maj në Kiev do të përballet me kampionët në fuqi të Real Madridit.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply