E thonë në Gjermani, Dortmundi bëhet me trajner të ri

Trajner i ri i Borusia Dortmundit do të jetë Lusien Favre. Tashmë një kohë më të gjatë flitej se trajneri i Nicës do të marrë drejtimin e “verdhezinjëve”, ndërsa sipas “Sky Germany”, bisedimet midis dy palëve janë finalizuar dhe tashmë mbetet vetëm nënshkrimi i kontratës nga ana e Favre.

Pritet që Favre te Borusia e Dortmundit të prezantohet javën që vjen. Zvicerani në postin e trajnerit te skuadra nga “Sinjal Iduna Park” do të zëvendësojë Peter Shoger, i cili gjatë sezonit që jemi duke lënë pas kishte zëvendësuar Peter Boshin e shkarkuar.

Për Favre, Dortmundi do të ishte ekipi i tretë gjerman që do të drejtonte pas Herta Berlinit (207 deri në 2009) dhe Borusia Menhengladbahut (2011 deri në 2015).

Leave a Reply