KB “Liria 77 Basket” të dielën nikoqir i turneut mbarëkombëtarë për të rinj

K.B “Liria 77 Basket”, organizon turnir mbarë kombëtar në basketboll. Në këtë turnir do të marrin pjesë ekipe të basketbollit nga Shqipëria dhe Kosova, ndërsa i njëjti do të zhvillohet këtë fundjavë (13 maj) në sallën e Sh.F “7 marsi” në Çair të Shkupit, me fillim në ora 10.00.

Është ky një rast i mirë për gjithë ata basketbolldashës për të qenë prezent dhe për të ju dhënë përkrahje djelmoshave të moshës 12-14 vjeç, dhe njëherit për ti inkurajuar ata për të vazhduar edhe më fuqishëm në këtë drejtim.

Leave a Reply