Golat nga derbi shqiptarë Vëllazërimi-Gostivari (VIDEO)

E shtuna në futbollin vendor ishte e rezervuar për derbin shqiptarë në Ligën e Dytë – Perëndi, ku mejdanin në Kërçovë ndanë Vëllazërimi dhe Gostivari, njofton “infOSport.mk”.  Ishte kjo një ndeshje me shumë kthesa në rezultat, mirëpo që në fund u mbyll me barazimin 2:2, që në fund zhgënjeu që të dyja skuadrat, pasi në këtë mënyrë humbën shansin për tu inkuadruar drejtpërdrejtë për në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Kjo vlente vetëm për Gostivarin, që ishte shumë pranë, mirëpo një gol i shënuar në minutën e dytë shtesë të takimit nga mbrojtësi shkupjan, Leonard Kallaba, u mohoi fitoren atyre.

Ndryshe ishin vendasit ata të cilët të parët shënuan me anë të Murat Adilit në minutën e 40-të, teksa Gostivari në pjesën e dytë u kundërpërgjigjë me dy gola të njëpasnjëshëm të shënuar nga dyshja sulmuese Florent Osmani – Ilirid Ademi (80’), teksa golin e barazimit për Vëllazërimin, siç theksuam edhe më lartë e realizoi Leonard Kallaba në minutën e 92-të.

GOLAT NGA DERBI SHQIPTARË, VËLLAZËRIMI-GOSTIVARI

GOLAT NGA DERBI SHQIPTARË, VËLLAZËRIMI-GOSTIVARILDFM, Java XXVIVËLLAZËRIMI – GOSTIVARI 2:2(M. Adrili 40, L. Kallaba 90+2' – F. Osmani 64', I. Ademi 80')

Публикувахте от infosport.mk в 12 май 2018 г.

Leave a Reply