Golat nga ndeshja finale, ku Juventus Serava shkroi historinë (VIDEO)

Klubi i futsalit, Juventus Serava mbrëmë shkruajti një faqe të re në historikun e saj. Skuadra shqiptare doli të triumfojë në Kupën e Maqedonisë, pasi në finalen e madhe të zhvilluar në Gostivar mposhti ekipin e Gemixhi nga Velesi, njofton “infOSport.mk”.

“Bardhezinjtë” nga Shkupi arsyetuan rolin e favoritit kundrejtë skuadrës së Ligës së Dytë, që nuk kishte kundërpërgjigje për lojtarët e disponuar të Juventus Seravës, më konkretisht kapitenin Eljesa Neziri, autorë i tre golave dhe Jakup Ramadanit, i cili përveç që shënoi një super gol, në disa raste tolloviste mbrojtësit e Gemixhi, të cilët gjithçka që mundën të bëjnë në këtë ndeshje, ishte goli i vetëm i shënuar në fundin e pjesës së parë, kur përfituan nga një gabim i mbrojtjes “bardhezi”.

Ndryshe është ky trofeu i parë në finalen e tretë për Juventus Seravën që nga themelimi i tyre, duke pasur parasysh se në dy finalet paraprake ishin mundur nga Zhelezareci.

GOLAT DHE RASTET NGA NDESHJA FINALE, JUVENTUS SERAVA – GEMIXHI

FINALJA E KUPËS SË MAQEDONISË NË FUTSALJUVENTUS SERAVA – GEMIXHI 4:1Ndiqni të gjithë golat si dhe rastet nga kjo super përballje e zhvilluar në qytetin e Gostivarit.

Публикувахте от infosport.mk в 12 май 2018 г.

Leave a Reply