Ustaollu e fitoi turneun e pehlivanave në Studeniçan (VIDEO) 

Adem Ustaollu ka fituar turneun e sivjetshëm për pehlivana në Studeniçan të Shkupit “Etno Fest Tradita Vazhdon 2018” të organizuar nga Shoqata për Arsim, Kulturë, Sport dhe Ekologji. Turku Ustaollu mundi në finale Muhamet Vejselin që u ndal në vendin e dytë, ndërsa podium u plotësua me Okan Javashin. Në kategorinë e dytë triumfoi Samir Ibrahimi, duke lënë pas vetes Orhan Imerin dhe Sadik Tairin. Në turneun për pehlivan në Studeniçan morën pjesë mbi 100 mundës nga Turqia, Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Greqia dhe Maqedonia.

Kjo ishte hera e tetë e që organizohet ky eveniment në bashkëpunim me Federatën e Organizatave Botërore dhe ballkanike si dhe Federatën e Mundjes Shtetërore të Republikës së Turqisë. Përveç garave në manifestimin ndërkombëtar morën pjesë edhe shoqëritë kultorore artistike që u prezantuan me këngë dhe valle të vjetra popullore. Gjithashtu këtë orgainizim e mbështetën ftyra të njohura të këtij sporti si nga vendi dhe jasht saj si dhe ikona të politikës dhe jetës shoqërore.

“Ne jemi edhe këtë vit shumë të kënaqur rreth organizimit, ashtu që gjithçka shkoi mbarë dhe shpresojë që ky manifestim ky “Etno Fest” do të ketë një jetë edhe më të gjatë. Gjithashtu ne theksuam se ka karakter edhe kulturor, ku morën pjesë edhe shoqëritë kulturore-artistike me vallet që janë vlerë për popullatën e Maqedonisë dhe gjithashtu promovuam edhe ushqimet tradicionale”, tha organizatori i eventit, Afet Jashari.

“Ky është viti i tetë me radhë që po organizohet  ky manifestim dhe njëherit dua t’i them popullit të Studeniçanit, “bravo” iu qoftë që po vazhdoni ta mbani si çdo vit traditën e këtij sporti popullor që nga kjo tokë kanë dalur shumë pehlivana. Nga këtu është fillimi i sportit të mundjes deri te mundja moderne ku unë jam shpallur kampion Olimpik”, u shpreh Kampioni Olimpik, Shaban Tërstena.

ETNO FEST, TURKU USTAOLLU FITOI TURNEUN E PEHLIVANAVE NË STUDENIÇANFlet për manifestimin organizatori Afet Jashari, ndërsa të njejtën e vlerëson edhe Kampioni Olimpik në mundje, @Shaban Trstena

Публикувахте от Sportmania в 13 май 2018 г.

Leave a Reply