Ibra humb nervat, godet me shpullë futbollistin kundërshtarë (VIDEO)

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe ka ardhur kartoni i parë i kuq për Zlatan Ibrahimoviç në MLS Ligën Amerikane të futbollit, pas transferimit te LA Galaksi.

Sulmuesi suedez në takimin kundër Montreal Impakt, nuk i ka përmbajtur nervat, duke u bërë protagonist i një episodi të shëmtuar, teksa goditi me shuplakë futbollistin kundërshtar, Mihael Petraso.

Ky i fundit e shkeli në ecje e sipër, teksa ishte me shpinë nga Ibrahimoviç, ndërsa suedezi e goditi me shpullë. Pas konsultave mes arbitrëve, kryesori vendosi që futbollistin e Montreal Impakt, Petraso ta ndëshkojë me kartonë të verdhë, teksa Ibrahimoviçit i tregoi të kuqin.

Leave a Reply