Gjore Jovanovski: Misioni u kompletua, futbollistët në pushim të merituar

Rabotniçki përmes një finishi të shkëlqyeshëm arriti që sezonin 2017/2018 ta mbyll në pozitën e tretë, duke arritur kështu që të sigurojë një vend për në ndeshjet e Liga Europa. Në këtë mënyrë u arritë qëllimi i drejtuesve të skuadrës, ndërsa njëkohësisht u kompletua edhe misioni i trajnerit Gjore Jovanovski dhe futbollistëve të skuadrës nga “’Debar Maalo”.

“Kemi punuar shumë, përgëzojë futbollistët që i bënë ballë presionit të madh që kishin duke dhënë shumë mund, mirëpo tani me kënaqësi mund të themi se misioni u kompletua. Qëllimi i klubit ishte që të sigurojë pjesëmarrje në kupat europiane dhe jemi të lumtur që arritëm të realizojmë një gjë të tillë. Patjetër duhet të them se skuadra luajti në mënyrë fenomenale këtë pranverë, arritëm të kompenzojmë epërsi dyshifrore të pikëve të kundërshtarit dhe në fund përfunduam në pozitën e tretë” – ka thënë për sajtin zyrtarë të klubit, Jovanovski.

Futbollistët e Rabotniçkit menjëherë pas përfundimit të sezonit morrën pushim nga ana e drejtuesve të klubit, ku do të qëndrojnë deri me 10 qershor, që më pas të nisin përgatitjet për sfidat europiane që i presin ata.

Leave a Reply