Hysaj në Angli! A mund të ndodh ndonjë transferim?

Elseid Hysaj aktualisht ndodhet në Angli, ndërsa ky fakt ka zgjuar spekulime rreth transferimit të tij të mundshëm në Premierligë.

Sipas mediave britanike, për mbrojtësin e Napolit, interes kanë shfaqur dy skuadrat gjigande angleze, Çelzi dhe Mançester Junajtedi, skuadra këto që janë të gatshme të paguajnë klauzolën për mbrojtësin 24-vjeçar.

Hysaj i ka forcuar edhe më shumë zërat e mediave, teksa para pak minutash ka postuar në “InstaStory” një foto nga avioni me destinacion Londrën.

Dyshimet e para janë për një takim me drejtuesit e Chelseat, por në skenë është dhe Manchesteri.

Në orët në vazhdim pritet të ketë të reja rreth të ardhmes së mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, i cili nga gushti i vitit 2015-të është pjesë e Napolit. Ai brenda kësaj periudhe me skuadrën napolitane ka zhvilluar plotë 135 ndeshje.

Hysaj këtë edicion me Napolin në të gjitha veprimtaritë ka zhvilluar plotë 47 ndeshje, 35 prej të cilave në “Serie A”.

Leave a Reply