Interi me ofertë për Karim  Benzeman!

Skuadra e Interit që vetëm në javën e fundit siguroi një vend për në ndeshjet e Ligës së Kampionëve Europian,  këtë javë pritet të nis një ofertë në adresë te Real Madridit për shërbimet e sulmuesit francez, Karim Benzema, raportojnë mediat italiane, përcjellë “infOSport.mk”.

Sulmuesi francez gjatë kësaj vere pritet të largohet nga kampionët në fuqi të Europës, të cilët me 26 maj kanë mundësinë që të mbrojnë këtë epitet dhe të bëhen skuadra e parë që do të triumfonin tre vite rradhazi.

Benzema është një nga futbollistët që bënë pjesë në listën e “neroaxurrëve”, të cilët raportohet se janë të gatshëm të ofrojnë një shumë prej 50 milionë euro, që francezi të vishet “zikaltër”.

Ndryshe, emri i Benzemas lidhet ngushtë edhe me një transferim të mundshëm tek Arsenali.

Leave a Reply