Pellegrini: Uest Hami im me mentalitet fituesi!

Manuel Pellegrini ka premtuar të “luajë futboll të bukur dhe t’i kënaqë tifozët”. Ai do të sjellë katër, ose pesë përforcime të reja, pasi u konfirmua si trajneri i ri i Uest Hamit. Ish-tekniku i Viljarrealit, Real Madridit, Malagas dhe Mançester Sitit me skuadrën londineze ka nënshkruar kontratë trevjeçare, pas largimit nga klubi kinez i Hebei China Fortune.

Kiliani 64-vjeçar ishte në Londër të hënën për bisedime me bashkëpronarin e “hammersit”, David Sullivan, dhe nënshkroi marrëveshjen prej 5 milionë paundësh në vit, duke pasuar Dejvid Mojs në  bankinë.

“Jam shumë i lumtur, sepse kthehem në një ligë që, për mua dhe gjithmonë them të njëjtën gjë, është më e mira në botë. Vij këtu te Ëest Ham sepse çdo herë që flisja me pronarin, zotin Sullivan, gjithmonë kisha ndjenjën se ai më dëshiron mua për trajner. Unë mendoj se Ëest Ham mbylli një sezon të vështirë. Shpresoj që sezonin e ardhshëm do të luajmë një futboll, që do t’i kënaqë tifozët. Unë gjithmonë luaj futboll sulmues, por së pari duhet të përpiqemi të arrijmë objektivat e rëndësishëm të sezonit të ri. Unë jam i ngazëllyer për këtë projekt. Gjithmonë kam pasur një mentalitet fituesi dhe shpresoj ta përsëris këtë edhe këtu, siç kam bërë me të gjitha klubet e mia këtu në Europë, ku kam ardhur gjithmonë Kupat e Europës. Mendoj që Ëest Ham ka një ekip shumë të mirë. I njoh të gjithë lojtarët dhe kam parë shumicën e lojrave, që ata luajtën sezonin e kaluar. Me lojtarët që kemi në këtë moment në skuadër, duke sjellë ndoshta edhe katër, ose pesë përforcime, do të kemi një ekip të fortë” – kishte deklaruar Pellegrini për faqen zyrtare të klubit.

Leave a Reply