Panuçi: Fajtori kryesor jam unë

Kristian Panuçi ka marrë fajin mbi vete për disfatën e rëndë 0:3 nga përfaqësuesja e Kosovës. Ai dukshëm i pakënaqur me lojën që shfaqën futbollistët e tij dhe që nuk dhanë rezultat sërish eksperimentet e tij, tha që skuadra edhe kësaj rradhe luajti pa zemër, ndërsa në saje të një loje të tillë nuk ka se si të nxjerrësh një rezultat pozitiv, qoftë edhe përballë një kundërshtari më të dobët se Kosova, që sonte zhvilloi një super ndeshje.

“Arsyet e humbjes janë që nuk kemi luajtur, nuk kemi luftuar, nuk kishim zemër, nuk kishim asgjë. Sot nuk kishim asgjë, përgjegjësi jam unë, faji është absolutisht i imi, sot të gjitha kritikat e botës janë të drejta. Unë shpresoj të mos jetë kjo Shqipëria e vërtetë se ndoshta unë nuk desha të ngarkoja ndeshjen, nuk desha të stimuloja se mendoja që ndaj Kosovës nuk ishte nevoja që të karikohej shumë. Mbaj të gjitha përgjegjësitë se faji është absolutisht i imi, por ishim shumë të shëmtuar që të mendohet se kjo është Shqipëria ime” – u shpreh pas përfundimit të ndeshjes trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi.

Leave a Reply