Messi, “hat-trik” në fitoren ndaj Haitit (VIDEO)

Ylli i Barcelonës Lionel Messi ka regjistruar “hat-trik” në fitoren 4:0 të Argjentinës ndaj Haitit, ndeshje kjo e zhvilluar në Buenos Aires. Paraqitja e Messit në këtë ndeshje habiti shumicën, pasi mendohej se ai do të lihet i lirë nga ana e trajnerit Sampaoli, me qëllim që të mos rrezikoj ndonjë lëndim në prag të Botërorit në Rusi. Messi golin e tij të parë në këtë përballje e realizoi në minutën e 17-të, pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë, e akorduar pas një ndërhyrje ta palejuar ndaj Xhovani Lo Selso.

Ky gol u tregua edhe si i vetmi i shënuar gjatë 45 mintave të para, edhe përkundër faktit se Argjentina humbi disa mundësi të mira përmes Higuain dhe Di Maria për të dyfishuar rezultatin.

Në minutën e 58-të portieri i Haitit, Plaside devijoi një goditje të Lo Selso me kokë, mirëpo topi i devijuar  arriti deri në këmbët e Lionel Messit, i cili në ato momente dyfishoi epërsinë e “gauçosëve”.

“Hat-trikun” e tij Messi e rrumbullaksoi në minutën e 66-të, duke realizuar golin e tij të 64-të me fanellën e Argjentinës, ndërsa kësaj rradhe në rolin e asistuesit ishte Kristian Pavon, i cili para se të pasonte për Messin demoloi mbrojtjen e Haitit.

Rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Argjentina 4, Haiti 0, e vendosi Serhio Aguero në minutën e 69-të, pas një asisti të Lionel Messit, i cili në këtë mënyrë konfirmoi formën e tij të mirë në të cilën ndodhet.

Argjentina gjatë ditës së sotme do të udhëtojë për në Spanjë, ku do të përgatitet në Barcelonë. Më 8 qershor skuadra do të udhëtojë drejtë Jerusalemit, ku do të zhvillojë edhe miqësoren e fundit kundër Izraelit, që më pas të udhëtojë drejt bazës së saj në Moskë.

Argjentina në KB “Rusi 2018” do të luaj në grupin “D”, bashkë edhe me Nigerinë, Islandën dhe Kroacinë.

Leave a Reply