Rron Broja zgjedh midis Turqisë dhe Kroacisë

Rron Broja pa dyshim se ishte një ndër goditjet më të mëdha të FC Shkupit në merkaton e verës së kaluar. Mesfushori kosovar zhvilloi një sezon fantastik me fanellën e skuadrës nga Çairi, ndërsa paraqitjet e tij nuk kishin mbetur pa u vërejtur edhe nga skuadra më të mëdha, siç janë Sivaspori turk dhe Dinamo e Zagrebit, njofton “infOSport.mk”.

Janë këto dy skuadrat e interesuara për shërbimet e Brojës, i cili me shumë gjasa karrierën e tij megjithatë preferon ta vazhdoj në Superligën turke.

Sivaspor është një skuadër serioze, e cila një gjë të tillë po dëshmon vazhdimisht me përforcimet që po bënë, ndërsa sezonin e fundit e mbylli në pozitën e 7-të. Ambiciet e tyre janë që sezonin e ardhshëm të luftojnë për një vend në garat europiane, ndërsa skuadrën e tyre dëshirojnë ta rindërtojnë me emra të spikatur, e një ndër ta pa dyshim se është edhe Rron Broja i FC Shkupit, njëherit kapiten i përfaqësueses U21 të Kosovës në futboll, që së fundmi kishte marrë një ftesë edhe nga ana e seleksionuesit të përfaqësueses “A”, Bernard Çellanders, transmeton “infOSport.mk”.

Sa i përket Dinamo Zagrebit, këta të fundit njihen si njohës të mirë të talentëve në Ballkan, ashtu që interesimi i tyre pa dyshim se dëshmon cilësitë e Brojës, e ardhmja e të cilit megjithatë është shumë larg FC Shkupit.

Leave a Reply