Real Madridi gati ti “rrëmbejë” portierin fqiut të saj

Real Madridi është në kërkim të një portieri cilësor, ndërsa nëse i besohet të përditshmes “A Bola”, skuadra “mbretërore” ka ndërmend që nga fqiu i saj, Aatletiko Madridi të marrë portierin slloven, Jan Oblak.

Po i njëjti burim njofton se  Reali është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për klauzolën e Oblak për të cilin interesohen shumë skuadra gjigante përfshirë këtu edhe Liverpullin, kundërshtarin e “madrilenëve” në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Përveç Oblak, një alternativë tjetër për Real Madridin është edhe portieri i Milanit Xhanluixhi Donaruma, që gjithashtu pëlqehet shumë nga ana e Florentino Perez.

Leave a Reply