Amir Bilali flet si “shkupjan”

Pas prezantimit të Muarem Muarem gjatë ditës së djeshme, drejtuesit e FC Shkupit me në krye Shefshet Demirin gjatë ditës së sotme prezantuan mbrojtësin, Amir Bilali,  njofton “infOSport.mk”.

24-vjeçari nga Gostivari te skuadra nga Çairi erdhi nga Teuta e Durrësit, te e cila skuadër kaloi vetëm 6 muaj, kur gjatë merkatos së dimrit u transferua nga rradhët e Rabotniçkit. Bilali në këtë mënyrë rikthehet në futbollin vendor sërish, mirëpo kësaj rradhe duke pranuar ofertën e FC Shkupit, me të cilën skuadër ka firmosur kontratë dy vjeçare.

Ndërkohë vetë futbollisti është shprehur i lumtur për këtë transferim gjatë prezantimit të tij, duke theksuar faktin se kishte oferta edhe nga ekipe të ndryshme në Shqipëri, mirëpo që në fund bashkë me menaxherët e tij vendosi ti besoj projektit të madhe të FC Shkupit.

“Jam shumë i kënaqur me mikpritjen e gjithë stafit, nga presidenca e deri te trajneri. Bisedova me menaxherët e mi të cilët më treguan për projektin qe ka ekipi i FC Shkupit, andaj nuk mendova dy herë për të qenë pjesë e ekipit që ka pas vete një traditë të madhe të futbollit. Nuk do të fsheh se kisha shumë oferta nga ekipe të Shqipërisë, Maqedonisë por edhe jashtë vendit, por jam shumë i lumtur për zgjedhjen qe kam bërë. Tani duhet vetëm punë dhe sakrificë, e që me ndihmën e Zotit të fillojmë një aventurë të re dhe të arrijmë së bashku sa më shumë suksese” – tha Amir Bilali, duke shtuar se një gjë tjetër që ka shtyrë të jetë pjesë e skuadrës nga Çairi, janë pikërisht edhe tifozët e zjarrtë, “Shvercerat”: ”Te Shkupi me shumë dëshirë kamë ardhur duke e ditur edhe se çfarë tifozerie ka, të cilëve u premtoj se në secilën ndeshje do japim maksimumin si ekip që të kënaqim pritshmëritë e tyre”.

Amir Bilali më parë të përkujtojmë se kishte luajtur në Itali me U19 të Kremonezes, pastaj U19 të Lacios, për tu transferuar vitin 2014 në Slloveni te skuadra e Celjes. Pas dy viteve të kaluara te Celje, Bilali vendosi të transferohet në Superligën shqiptare te skuadra e Bylis, që më pas për herë të parë në vitin 2017-të të luaj në Maqedoni me Rabotniçkin, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Teutës.

Leave a Reply