KB “Rusi 2018”, ekipi i debutuesve vlen mbi 1.6 miliard euro (FOTO)

Kampionati Botëror “Rusi 2018” është vetëm edhe pak ditë larg dhe janë të shumtë yjet që do të pjesë e këtij eventi, ndërsa për një pjesë të mirë të tyre kjo do të jetë eksperienca e parë në një Kupë të Botës.

Nga Hari Kejn te Mohamed Sallah, nga Kimic te Ter Shtegen, duke kaluar nga një mesfushë shumë e talentuar, ky është ekipi i 23 futbollistëve që do të debutojnë në Botëror.

Janë më të shtrenjtët e evenimentit që do të zhvillohet në Rusi, një ekip yjesh, mes titullarëve dhe futbollistëve të stolit, që kanë një vlerë mbi 1.6 mld euro.

Lojtarët që debutojnë në një Botëror:
Ter Stegen (60 mln); Stones (50 mln), Koulibaly (50 mln); Milinkovic-Savic (75 mln), Coutinho (100 mln), Kante (60 mln), Saul (70 mln); Roberto Firmino (80 mln), Dybala (100 mln), Marco Asensio (75 mln), Gabriel Jesus (80 mln), Dembélé (80 mln)

Leave a Reply